Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti, ka ritheksuar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qeverisjes së tij, transmeton Insajderi.

Ai në një intervistë për Agjencinë Bullgare Telegrafike (BTA), ka thënë se dialogun do ta ketë prioritetin numër katër.

“Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë prioritetin numër katër – pas vendeve të punës, drejtësisë dhe 

Ai ka thënë se shpreson në një dialog të sinqertë nën kujdesin e Brukselit dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, bazuar në reciprocitet dhe barazi.

I pari i VV-së ka shprehur bindjen se do të ketë vota të mjaftueshme në Kuvend për ta formuar Qeverinë e re pa koalicione pas zgjedhore.

Kurti ka deklaruar se përveç Listës së Vjosa Osmanit, partia e tij nuk sheh partnerë tjerë të mundshëm në asnjë nga partitë.

 “Ne veçse e kemi bërë koalicionin para zgjedhjeve, dhe ky koalicion parazgjedhor të cilin e kemi krijuar me listën e presidentes Vjosa Osmani, gjë që ka bërë që këto zgjedhje të parakohshme të shndërrohen në referendum të njerëzve, ku ne arritëm fitore me një lumë votash.

Si pasojë, ne nuk shohin asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” apo “Ancien Régime” siç parapëlqejmë t’i quajmë, si partner të ardhshëm të qeverisë sonë. Si rrjedhojë, nëse me 50 për qind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtar të parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin. Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët”, ka pohuar ai./Insajderi.com/

VERITAS.COM.AL