Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbaruar takimin e me grupin parlamentar të këtij subjekti. Nuk është lëshuar asnjë deklaratë për publik, por burime të Koha.net, kanë bërë të ditur se nuk është marrë asnjë vendim.
Kreu i LDK-së vetëm ka diskutuar me deputetët, të cilët sjelljen e VV-së e kanë cilësuar jokorrekte dhe të papërvojë ndaj subjektit me të cilin dëshiron të ndërtojë partneritet.
Pavarësisht kësaj, në debat është thënë se duhen përpjekje që të arrihet koalicioni, por pa u cenuar dinjiteti i LDK-së.
Pas takimit me grupin parlamentar të LDK-së, Mustafa ka nisur takimin tjetër me kryesinë e partisë.
Veritas.com.al/