Ishte shpallur vizita e kryeministrit të Greqisë, Tsipras, për ditët e celebrimit të pashkëve Ortodokse më 8 prill, por kjo nuk ndodhi. Vizita e kryeministrit u anulua. N këmbë të tij ka mbërritur ministri i Jashtëm, tashmë ‘anëtar pas dere i familjes’ në Shqipëri, zoti Kotzias. Ai ka qenë kaq shpesh këtu dhe është marrë kaq shpesh me çështjen shqiptare, saqë mund të quhet ‘i pranishëm’ ose si shef i Bushatit ose si ndihmës i Bushatit. Gjithnjë përqafohen sa herë shihen.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbërriti në mesditë në Tiranë, për një takim kokë më kokë me homologun shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Kjo vizitë vjen thuajse dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Ilir Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

Ndërkohë, ende mungon data e vizitës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Tiranë, vizitë në të cilën kryeministri Rama ka deklaruara se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.

E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh.

Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia. Kotzias vjen në Tiranë për një vizitë disa-orëshe, pasi destinacioni i tij është Vjena, ku do të diskutohet me palën maqedonase për emrin.

Veritas.com.al/