Kryetari i KQZ-së Klement Zguri dorëzoi këtë mëngjes detyrën te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Me marrjen e detyrës Celibashi deklaroi se: “Koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit të jenë po kaq të rëndësishme. KQZ ka një përbërje profesionistësh që do të krijojë besim te qytetarët.
Do punoj me paanshmëri dhe transparencë. Unë mendoj se edhe në të shkuarën ka patur zgjidhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, të paktën kemi 2 rotacione kushtetuese. Zgjedhjet e 2005 dhe të vitit 2013. Faktori ndërkombëtar ka patur vërejtje, por kjo nuk është një situatë kaq e zezë. Ka pasur zgjidhje që kanë marrë edhe vlerësim maksimal nga ndërkombëtarët. Do t’ja dalim me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve”, tha ai.
VERITAS.COM.AL