Më 23 korrik, qytetarët e Rrogozhinës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Ky projektvendim do të miratohet ditën e hënë në seancën publike të KQZ-së.

Kolegji Zgjedhor vendosI ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Për këtë bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” pati një pretendim duke thënë që për fituesin e Rrogozhinës përcaktuese ka qenë qendra e votimit të burgut. Për këtë arsye, sipas tyre, ishte diçka e parregullt, një votë e imponuar.Palët e përfshira në këtë proces kanë të drejtë ankimimi në KAS, brenda tri ditëve nga shpallja e tij.