Sot në Dibër votohet për kryetarin e Bashkisë. Dibra shkon në zgjdhje të parakohshme për kryetarin e Bashkisë pas një skandali seksual që po hetohet si “shpërdorim detyre” nga kryetari i Bashkisë Shukri Xhelili, përfaqësues i të Majtës Socialiste.

Në garë janë Sherefedin Shehu i PD, ish deputetd he zëvendësministër i Financave dhe Muharrem Rama i PS, mjek.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ne te gjithe Qendrat e Votimit te Bashkise Diber ka filluar procesi Votimit. Perjashtim bën Qendra e Votimit e njësisë administrative Fush Çidhen ku ka humbur vula e sekretarit.  KQZ është vënë në levizje nga KZAZ nr. 19, Dibër, për të bërë zëvëndësimin e vulës.