Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi do te kene mundesi te votojne per zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmi eshte bere i ditur nga Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka sqaruar zëdhënesi i Dhomave te Specializuara.

Nderkohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove ka njoftuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.
Sipas zëdhënësit të KQZ Valmir Elezi procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e ketij institucioni.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me te gjithe rregullat, pa rene ndesh me masen e sigurise.” theksoj Elezi.

Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë prej katër vitesh duke u perballur me  akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Procesi gjyqësor i tyre, i cili filloi në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë këtë vit, ndersa ish kreret e UÇK-se kane ushtruar te drejten e votes edhe ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 14 shkurtit 2021./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *