Orë përpara se Kryeministrja britanike Theresa May të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, burrat që do të kërkojnë të fitojnë koncesionet do të bëhen publike, me vendosmërinë e tyre për të parë se nuk janë bëre ndryshime.
Theresa May pritet të takohet me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të enjten, ku sipas raporteve të medias në Mbretërinë e Bashkuar ajo pritet të bëjë një apel të minutës së fundit për ndryshimet në marrëveshjen e Brexit që ajo negocioi me bllokun, por që u refuzua nga Parlamenti Britanik.
Ligjvënësit e Britanisë së Madhe kanë treguar se mund të mbështesin një marrëveshje që ose heq ose modifikon të ashtuquajturin backstop-i irlandez, mekanizmi ligjor që mund ta mbante Mbretërinë e Bashkuar brenda Tregut të Përbashkët dhe ligjet e BE kundër vullnetit të tij për vite pas Brexit eshte zyrtarisht i kompletuar.
Nga ana e saj, kryeministrja ka thënë se ajo nuk do të heqë tërësisht backstop-in, por do të përpiqet ta modifikojë atë.
Duke paraprirë këto propozime, Juncker tha ne një konference shtypi të mërkurën se ai nuk do të pranonte asnjë ndryshim.
Eurocrati i lartë tha: “Brexit nuk është një çështje bilaterale midis Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar … Është një çështje evropiane dhe prandaj nuk mund ta pranojmë idenë se marrëveshja e tërheqjes mund të rihapet.
“Backstop-i është pjesë e marrëveshjes së tërheqjes dhe ne nuk mund ta rihapim diskutimin mbi backstop-in.”
Duke pohuar se kryeministrja po humbte kohën e vet duke ardhur edhe në Bruksel, Juncker tha: “Ajo e di se Komisioni nuk është i përgatitur për ta rihapur çështjen”.
Komentet e tij erdhën midis të tjerave nga negociatori i lartë i Bashkimit Evropian per Brexit Guy Verhofstadt, i cili gjithashtu tha se nuk do të kishte konsiderim për ndryshim. Eurofili i ngurtë i cili dikur u përshkrua nga një politikan gjerman si një “politikan ambicioz që dëshiron të arrijë një Shtet të Bashkuar të Evropës” dhe i cili do të punonte për të “ndëshkuar britaniket me titull te plote”, tha se ai qëndron me marrëveshjen që kishte krijuar.
Verhofstadt tha të mërkurën, raporton Associated Press: “Marrëveshja e tërheqjes është e drejtë dhe nuk mund të zëvendësohet”.
Negociatori i Brexit i bëri jehonë komenteve nga Angela Merkel më herët gjatë javës kur ai tha të mërkurën, “është detyrimi i Mbretërisë së Bashkuar që tani të propozojë një propozim pozitiv dhe të besueshëm për rrugën përpara”, një pozitë disi kontradiktore duke pasur parasysh refuzimin e tij dhe të tjerëve për të rinegociuar.
Megjithëse është rezultati që të gjitha palët e përfshira në negociata thonë se dëshirojnë të shmangin më shumë, intransigjenca e ekipit negociator evropian ka ndikimin e pashmangshëm të shtyrjes së Mbretërisë së Bashkuar më pranë një të ashtuquajturi Brexit pa marrëveshje – një ndarje e plotë dhe e pastër nga Bashkimi Evropian.
Ky opsion tani është më popullori me votuesit në Britani të Madhe, por është një situatë e erret për krerët europianë që do ta gjejnë veten me një buxhet të konsiderueshëm pa paratë kesh britanike dhe me bizneset e tyre vendase duke u përballur me tarifat për te bere eksportime esenciale në tregun e madh britanik.
Nigel Farage nënvizoi këtë paradoks në një fjalim, tashme viral, në Parlamentin Europian javën e kaluar, kur ai foli pak metra larg nga rivali Juncker duke thënë: “Asnjë marrëveshje nuk do të thotë 39miliarde sterlina dhe votuesit tuaj do të peshtyjne paratë.
“Asnjë marrëveshje do të thotë se 100 milionë shishe që blihen çdo vit nga Italia do të bëhen më të shtrenjta, siç do të jenë tre të katërtat e një milion makinave gjermane. Pra, pse te mos jemi të përgatitur të gjithë për një skenar pa marrëveshje? Pse nuk jemi të përgatitur për të shkuar në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të përdorim Nenin 24, kështu që mund të kemi një periudhë dyvjeçare pa tarifa, kuota, pa kufizime të çfarëdo lloji, pa probleme apo vështirësi me Irlandën? ”
Veritas.com.al/