Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje votuesve që të mos e shesin votën, ndërsa theksoi se edhe ai që e blen edhe ai që e shet është në shkelje flagrante të ligjit.
I pyetur se si do t’i ndalohet telefoni votuesve në qendrën e votimit, Kreu i KQZ-së sqaroi se komisionerët nuk do t’i kontrollojnë, porn ë momentin që një votues nuk e ka telefonin në dorë do të presupozohet se nuk e ka me vete.
Celibashi shtoi se nëse një votues brenda qendrës së votimit kapet me telefon do të konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën.
Celbashi: Ka patuar thirrje të herëpashershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe nga subjekte politike për t’i thënë ndal fenomenit të shitblerjes së votës. Nuk e di me siguri se nuk i kemi mjetet dhe mundësitë për ta verifikuar. Kjo problematikë qëndron, por që si ai që e shet dhe ai që e blen është në pozitën që nesër pasnesër do të ketë penalitete dhe sanksione shumë të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet.
Shpesh ka një lloj amplifikimi dhe tendence për ti amplifikuar fenomenet që edhe pse ekzistojnë nuk janë në atë masë që mund të venë në rrezik procesin e zgjedhjeve.
Asnjë votues me cellular nuk do të lejohet të hyjë në qendrën e votimit. Kushdo që shfaqet do konsiderohet si tentativë për fotografuar votën dhe do të ndiqet. Është një masë parandaluese në kuadër të luftës që të gjithë po bëjnë për të frenuar shitblerjen e votës.
Si do t’ia ndaloni telefonin votuesve?
Celibashi: Komisioni nuk do kontrollojë votuesit. Një votues nuk do të lejohet që ai të futet në qendër me telefon. Nëse ne nuk të shikojmë me telefon në dorë prezupozohet që nuk e ke. Por çdo gjest i cili tregon se je në posedim të një telefoni dhe e prezanton në qendër kjo do konsiderohet si tentativë për të fotografuar votën.
VERITAS.COM.AL