Një grindje e hidhët mbi të ardhmen e vendit në eurozonë ka ndarë partitë populiste.

Kreu i Lëvizjes “5 Yjet’, parti anti- establishment ka rindezur negociatat për formimin e qeverisë ppak ditë pasi një një valë e hidhët mbi të ardhmen e vendit në eurozonë përfundoi me përmbytjen e marrëveshjes së partive populiste për të ardhur në pushtet.

Luigi Di Maio, kreu 31 vjeçar i M5S, partia më e madhe në Itali, është përgatitur për kompromis mbi zgjedhjen e debatueshme të ekonomistit euroskeptik, Paolo Savona, për ministër i financave. Por ai këmbënguli se si kryeministër do të mbetet kandidatura e Giuseppe Conte.

Në mungesë të një marrëveshjeje mes Di Maio , presidentit të Italisë- Sergio Mattarella, dhe liderit të të djathtës radikale Matteo Salvini, Di Maio tha se është në favor të zgjedhjeve të parakohshme.

“Kemi dy rrugë përpara. Ose ne krijojmë qeverinë Conte me zgjidhjet e arsyeshme, ose zgjedhje të menjëhershme”, tha ai.

Veritas.com.al/