Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar (MB), Qirjako Qirko, ka deklaruar për të përditshmen “The Guardian” se nëse qeveria britanike do të ketë nevojë, Shqipëria ka gati 5 mijë shoferë.

Kjo deklaratë e ambasadorit ka ardhur në vazhdën e ndihmës për të trajtuar krizën e karburantit që ka kapur Britaninë.

“Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5 mijë menjëherë”, tha Qirko për “The Guardian”.

Por Qirko theksoi se “këta shqiptarë janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë problemin pa pagesë”.

(Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko)

Ambasadori shtoi se shumë prej 150 mijë shqiptarëve që jetojnë në MB do të punonin nga mirënjohja për mikpritësit e tyre britanikë.

“Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që MB-ja ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë”, nënvizoi Qirko.

“The Guardian” shkruan në artikullin e saj se meqenëse një numër i konsiderueshëm besohet të jetë i padokumentuar, është e pamundur të dihet se sa janë shoferët e kualifikuar të kamionëve.

Qirko, ndërkaq, u bëri thirrje britanikëve që t’i shikojnë shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem.

Për ambasadorin shqiptar, ata shpesh portretizohen si anëtarë bandash, shpërndarësish droge dhe trafikantë njerëzish, përfshirë nga organet qeveritare si Agjencia Kombëtare e Krimit.

Rindërtimi i problemit

Referuar një studimi të Shoqatës së Transportit Rrugor (RHA), vlerësohet se në MB ka një mungesë prej më shumë se 100 mijë shoferësh të kualifikuar.

Shifra përfshin mijëra shoferë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), të cilët më parë jetonin dhe punonin në MB.

Anketa Vjetore e Popullsisë, nxjerrë nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) ka dalë në përfundimin se kishte 16 mijë më pak shtetas të BE-së që punonin si drejtues të kamionëve në fund të marsit 2021. Kjo, krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe para pandemisë COVID-19, mungesa e përgjithshme e vlerësuar ishte afro 60 mijë shoferë. Por kjo nuk e anashkalon ndikimin e saj në shpërfaqjen e problemit.

Vitin e kaluar, teksa udhëtimet u kufizuan gjithnjë e më shumë dhe sektorë të shumtë të ekonomisë u mbyllën, shumë shoferë evropianë u kthyen në shtëpi.

Kufizimet gjithashtu penguan testimin e shoferëve të rinj të kamionëve, duke pamundësuar punësimin e drejtuesve zëvendësues të të larguarve.