Kabineti i luftës nuk ekziston më në Izrael. Me një vendim të minutës së fundit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin gjashtë anëtarësh të luftës, citojnë mediat ndërkombëtare.

Vendimi edhe pse i pritshëm mendojnë analistët, vjen pak ditë pas largimit nga qeveria të ish anëtarit të partisë së qendrës së djathtë, Benny Gnatz.

Netanyahu tani pritet të zhvillojë konsultime për luftën në Gaza me një grup të vogël ministrash, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të cilët kishin qenë pjesë më parë të kabinetin e luftës.