Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takimi me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës në Tiranë, nga ku i dha lajmin e mirë se qeveria në kuadër të përpjekjes për të minimizuar pasojat e krizës do t’i mbështesë me garancinë sovrane.
Kjo nënkupton se në këtë situatë të jashtëzakonshme çdo importues dhe përpunues do të mund të blejë sa më shumë për të plotësuar rezervat, duke mos pasur frikë për dëme ekonomike, pasi në rast se ato nuk shiten stokun do t’ia u blej shteti.
“Ju falënderoj sepse jemi realisht mirënjohës për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e shprehur jo me fjalë por me fakte që të bëheni pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët në këtë hallë të madh që ka zënë të gjitha vendet si rezultat i një kombinimi realisht shumë unik. Nga kriza energjetike tek kriza e zinxhirit të furnizimit, për shkak të luftës në Ukrainë në radhë të parë që ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare. Natyrisht që jemi të vetëdijshme që kjo përpjekje dhe krijimi i dy bordeve që kemi ngritur për të adresuar këtë problem., është një përpjekje anti-sistem, pasi nuk është e natyrshme, as e këshillueshme, ndërkohë që kemi zgjedhur tregun e lirë shteti të ndërhyjë për të vendosur tavane e kështu me radhë. Për ketë arsye e kemi bërë këtë gjë në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit, duke përfshire edhe ju.
Ndërkohë ne e mirëkuptojmë shumë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim, por edhe të përgjithshmen. Ne kemi vendosur garancinë sovrane, që ju të mund të merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë të shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht, për ta pasur më afatgjatë me mirëkuptimin e shkruar që çdo gjë që do të mbetet do ta marri shteti. Nuk do t’iu mbetet e prashitur, s’do të humbisni paratë nga një investim me përgjegjshmëri sociale dhe jo thjesht biznesi për të qenë aty. Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo është rezervë dhe shtetërore në të njëjtën kohë. Ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet do ta marrë shteti.”, tha ai.