Menjëherë pas publikimit të akt ekspertimit mjeko – ligjor sa i takon gjendjes shëndetësore se Bilbil dhe Jashar Majës, ku një mjek ekspert i Institutit të Mjekësisë Ligjore kishte përcaktuar se dëmtimet e shkaktuar ditën kur u ushtrua dhunë ndaj anëtarëve të fisi Maja, nuk ishin dëmtime që mund të klasifikoheshin plagosje e rëndë me dashje, por plagosje e lehtë.
Për këtë, anëtarët e fisit Rraja, saktësisht, Eni Kullaj, Enejdi Rraja dhe Andi Rraja iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së parë, për ndryshim të masës së sigurisë, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Ata janë duke hetuar në masën e “arrestit me burg” për kërkojnë që masa ndaj tyre të ndryshojë siç është ajo e detyrimit për paraqitjen në Prokurori.
Pas daljes së rezultateve të akt ekspertimit nga mjeku ligjor, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar menjëherë riekspertim për Bilbil dhe Jashar Majën, duke caktuar 3 mjekë të rinj që do të përcaktojnë më pas gjendjen shëndetësore të dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja.
Kujtojmë që në kërkim janë djali dhe vëllai i deputetit Rrahman Rraja, që menjëherë pas ngjarjes dha dorëheqje.
Pjesa tjetër e të akuzuarve vazhdojnë të hetohen në masën “arrest me burg”.