Gjyqi për impeachmentin e Presidentit Trump filloi në Senat të enjten ndërsa Kreu i Gjyqësorit John Roberts dhe 99 nga 100 senatorët që do të shërbejnë si anëtarë jurie u betuan. (Sen. Jim Inhofe, R-Okla., humbi seancën për shkak të një çështje mjekësore familjare por pritet të kthehet javën tjetër.)

Procedurat u hapën me një përzierje spektakli të madhështisë dhe  përkrahësve që reflektojnë ndarjen në lidhje me impeachmentin e tretë të një presidenti në historinë e Sh.B.A.

Rreshteri ne detyre i Dhomës Paul Irving udhëhoqi një procesion të menaxherëve Demokratë te impeachmentit përmes Kapitolit dhe dhoma e sipërme mori zyrtarisht nenet e impeachmentit.

Trump përballet me dy nene të impeachmentit- shpërdorim të pushtetit për gjoja presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin demokrat Joe Biden, duke përdorur ndihmën ushtarake për vendin si levë dhe pengim të Kongresit në hetimin e tyre. Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje dhe ka hedhur poshtë gjyqin e impeachmentit të enjten si “totalisht partizan” dhe “një mashtrim”.

Para hapjes zyrtare të gjykimit, Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO) lëshoi një opinion ligjor duke thënë se administrata e Trump theu ligjin duke ndaluar ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën.

Ligjvënësit po vazhdojnë të luftojnë mbi faktin nëse do të lejohen dëshmitarë dhe prova të reja në gjykimin e Senatit.Nuk është parashikuar që probleme të tilla të vendosen deri sa të fillojë seriozisht gjyqi. Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell, R-Ky., tha se gjyqi do të vazhdojë në ora 1 pasdite te martën.

VERITAS.COM.AL