Mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë penguar edhe Shqipërinë për çeljene  engociatave me BE dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por deklaratat e fundit të kryeministrit bullgar duket se do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Stefan Janev u shpreh ditën e sotme se mosnmarrëveshjet mes dy vendeve nuk duhet të shkojnë në BE, por të zgjidhen nëpërmjet dialogut, pa u përdorur gjuha e urrejtjes.

“Mosmarrëveshja midis dy vendeve fqinje nuk duhet të lejohet të transferohet në BE. Bullgaria duhet të përqendrohet në dialog dhe kontakte të vazhdueshme, me autoritetet në Republikën e Maqedonisë Veriore për të kërkuar një zgjidhje në emër të së ardhmes sonë të përbashkët,” tha Kryeministri Stefan Janev, duke shtuar se “ne nuk duhet të varrosemi në të kaluarën, por kërkoni një zgjidhje në të ardhmen. Bullgaria dëshiron një dialog normal, ajo dëshiron të ndalojë gjuhën e urrejtjes, si dhe edukimin për urrejtjen ndaj Bullgarisë. Ai gjithashtu dëshiron të ndalojë qëndrimin e keq ndaj njerëzve me vetëdije bullgare në Maqedoninë Veriore. Kështu, këto gjëra do të zgjidhen dhe formula e duhur do të gjendet”, tha Janev.