Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht me një shënim në “Facebook”. Shefi i qeverisë njofton se ditën e sotme e ka lënë spitalin dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Kryesocialisti ka falënderuar ekipin mjekësor të QSUT-së dhe çdo qytetar që është interesuar për gjendjen e tij shëndetësore. Ai thotë se nga sot do t’i nënshtrohet nga shtepia rekomandimit dhe kujdesit mjekesor, dhe shton se shumë shpejt do të rikthehet aktiv në aktivitetin e tij politik dhe nën drejtimin e qeverisë.
“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju dua shumë, Edi”, shkruan ai.