Ndonëse Presidenti Ilir Meta njoftoi dje vullnetin e tij për anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, ky vndim rezulton të jetë pa efekt. kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale.

Sipas njoftimeve nga mediat, kryeministri do të jetë sot paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytete.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale, do të jetë në një takim elektoral në Baldushk.

Presidenti njoftoi ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar se do të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve. Ky vendim, u shpreh ai, vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Veritas.com.al