Përmes një video-mesazhi, kryeministri Edi Rama doli në mbështetje të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, në një kohë kur në Malin e Zi po afrojnë zgjedhjet.
“Mirëdita miq!
Pozdrav iz Tirane dragi prijatelji
Nuk do e ndieja thellësisht dhe sinqerisht lidhjen e veçantë mes dy vendeve tona vëllezër, mes dy partive tona dhe le ta themi edhe midis meje dhe Milo Djukanovicit. Jo vetëm kaq, por ka një rëndësi shumë të madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin vendimi që vëllezërit dhe motrat e Malit të Zi duhet të marrin në ditët në vijim, që e bën fjalimin tim të domosdoshëm.
Do të doja t’ju drejtohesha në të njëjtën gjuhë, por fatkeqësisht di vetëm shumë pak fjalë, si Odlucnu za Crnu Goru ose “hvala shto postojish dragi Milo”. Po faleminderit Milo që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët në Mal të Zi, në Kosovë dhe kudo tjetër në rajon si dhe për të gjithë rajonin tonë në tërësi. Ato që ti ende nuk ke bërë për Malin e Zi, nuk më takon mua t’i gjykoj, këtë ia lë në dorë popullit tuaj. Por ajo që mund të them pa pikë dyshimi është se ato që Milo Djukanovic ka bërë për Malin e Zi dhe për rajonin duhet të bëjnë krenar çdo qytetar malazez dhe duhet t’i bëjnë të gjithë prindërit e Malit të Zi të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre dhe për fëmijët e fëmijëve.
Nuk e di se si do të ishte sot Mali i Zi pa burrin që e drejtoi vendin tuaj të bukur drejt rrugës së pavarësisë dhe drejt këtij vendi kaq të mirë që është sot Mali i Zi në jetën e Evropës. Por ajo që dimë është se sot Mali i Zi nuk krahasohet me vendin e vogël, të varfër dhe të dobët që ishte kur nisi rrugëtimin e gjatë drejt një të ardhmeje më të mirë nën vizionin dhe drejtimin e mprehtë të Milos. Janë të mahnitshme arritjet e tij dhe sa shumë ka ndryshuar vendi, duke u bërë më i fortë dhe më i mirë dhe shumë më i respektuar botërisht pas çdo procesi zgjedhor.
E di që populli i Malit të Zi ashtu si shqiptarët dhe si çdo popull tjetër në rajon dhe më gjerë kërkojnë më shumë dhe më mirë. Kjo është normale. Sa më i mirë të bëhet vendi aq më shumë rritet niveli i ambicies dhe ulet niveli i durimit. Por, mos u gaboni rreziku për të shkuar mbrapsht është gjithmonë i pranishëm kur vendos të shtysh më fort drejt përparimit. Prandaj këto zgjedhje janë vendimtare për Malin e Zi, pasi pa dyshim që çdo votë që mund të shkojë, për të nxitur zhvillim më të shpejtë, kundër Milo Djukanovicit, mund ta kthejë vendin mbrapsht në kohë shumë shpejt. Nuk ka asnjë sot për sot që mund ta shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi më shumë se sa burri që e shpëtoi shumë herë në të shkuarën dhe se sa partia që punoi kaq fort dhe arriti kaq shumë deri më sot e që ende po qeveris në Crna Gora. Nuk ka kohë për eksperimente që mund të sjellin pasiguri dhe pendesë. Është vërtet odlucnu za Crnu Goru për të qëndruar në krah të Milo Djukanovicit më 30 gusht dhe të vazhdojë puna e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi një yll të shndritshëm në rajon, një shembull për të gjithë ne dhe një anëtar krenar të familjes Euro-Atlantike dhe një vend shumë më të mirë për njerëzit e tij. Ju uroj fat miq dhe ju lutem fitoni, za Crna Goru i za sve nas! Zoti qoftë gjithnjë me ju dhe bekoftë Malin e Zi në çdo hap!”
VERITAS.COM.AL/