(FOTO: Arkiv)/

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që nga ora 18:00 të takohet me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se takimi do të fillojë në ora 18:00 në selinë qendrore e PDK’së.

Rama po qëndron në Kosovë, ku deri tani është takuar me kryetarin e NISMA’s, Fatmir Limaj si dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

 Teksa më vonë ai pritet të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rama sot tha se po vjen në Prishtinë për të mësuar më shumë rreth propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndaj Thaçit e Veselit.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, ka shkruar ai

VERITAS.COM.AL/