Gjatë diskutimi në Kuvend kryeministri Rama foli për një prokuror që është i lidhur me bandat dhe i bën presion edhe administratës shtetërore.

Zoti Rama po fliste për reformën në Drejtësi dhe pa dhënë emra tha që në Durrës është ende një prokuror pjesë e bandave që i bën presion edhe administratës shtetërore.

“Vetingu nuk është pushim nga puna, është pastrim i sistemit, krijimi i një sistemi ku gjykatës e prokurorë janë të verifikuar si të pastër e pastaj sistemi do ti thërrasë do t’i vijë radha, hajde këtu, këto vilat e këto faturat e bixhozit në Monte Carlo me ca i bërë zotrore.

Tani ata janë qytetarë të lirë,

Prokurori në Durrës që është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit, mësoje që nuk arreston kryeministri dhe qeveria, por drejtësia dhe procesi i ndërtimit të një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë.

Po të më kishit mua para 30 vjetësh do flisnit ndryshe, e do flasim ndryshe pas disa vjetësh kur të shikoni që këto që po ju them do jenë fakt”, tha Rama.

VERITAS.COM.AL/