Paradite ka tradhtuar Partinë LSI vetw kryetari i grupit ‘parlamentar’ të këshillat të Qarkut Fier, Nimet Musai.

Tradhton pasdite edhe kryetarja e LRI-së së Vlorës, Enada Koçiraj kërkon zyrtarisht mandatin e Shezai Rrokajt

“Një shans për të gjithë”, shkruhet në bluzën me të cilën kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim ka bërë fushatën në zgjedhjet e kaluara.

Dhe shansi duket se i ka ardhur.

E pozicionuar e treta në listën shumë emërore të LSI-së në Qarkun e Vlorës, Enada Koçiraj ka kërkuar mandatin e lënë bosh nga ish-deputeti Shezai Rrokaj.

Juristja 25-vjeçare ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Procesi i zëvendësimit të deputetëve të opozitës vazhdon, me gjithë etiketimin e zëvendësuesve si “tradhtarë” nga PD dhe LSI.

Nimet Musai, kreu i grupit te këshilltarëve te LSI në Fier ka dhëne sot dorëheqjen nga mandati i këshilltarit te bashkisë Fier për të pranuar mandatin e deputetit.

Gjatë mbledhjes së sotme, Musai është shprehur se do të jetë edhe në parlament i njëjti person. Me ketë dekoratë ai ka nënkuptuar qëndrimin e tij politik opozitar.

“Në Kuvend do punoj për të mirën e qytetit të Fierit dhe do jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi”- ka thënë ai.

Veritas.com.al/