Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të mbajë sot një seancë për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Zaganjori u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të 2018-ës.
Komisionari Publik ankimoi vendimin e KPK-së për Zaganjorin. Komisioneri do të shprehet për 23 provat e dorëzuara nga kreu i GJL-së. Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik, kërkon shkarkimin e Zaganjorit.
Ndërkohë në seancën e 25 qershorit në KPA, Xhezair Zaganjori kërkoi kohë që të shqyrtonte provat e reja të paraqitura nga Komisioneri Publik.
VERITAS.COM.AL/