“Mjekët më kanë thënë se jam pozitiv me infeksionin e koronavirusit”.

Kështu deklaron kryetari i Partisë Demokratike në Itali, Nicola Zingaretti.

Vetë Zingaretti e ka dhënë lajmin përmes një video mesazhi në ‘Facebook’.

“Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme” – tha Zingaretti, ndërsa shtoi se; “Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëjë. Kurajë të gjithëve dhe shihemi së shpejti!”

Veritas.com.al/

https://www.facebook.com/LaBussolaTV.it/videos/228851874953958/?t=0