Raporteve të Departamentit të ri Amerikan të Shtetit u beson  edhe Sali Berisha. Doktori pranoi përmendjen e emrit dhe vlerësimet ndaj Spak për hetimin dhe akuzat e ngritura ndaj tij.

“Po, ai është një fakt. Aty ska ndonjë të pavërtetë. DASH nuk gënjen. Është nje fakt që unë e kam denoncuar qindra herë. Ajo ka ndodhur, skishte gjë të re.”

Këto qëndrime vetëmohuese të Berishës, mesa duket  i vijnë nga Shba. Vetë doktori nuk ngurroi të thotë se konsulenti i tij amerikan, Kris La Civita zbarkon në Shqipëri për fushatën e PD.

Jam në komunikim të vazhdueshëm, online. Së shpejti ai vjen në Tiranë, dhe bashkohet më stafin tonë në PD për ti prirë fushatës.”

Por doktori vetë pranon se direktivat po i merr me telefon. Konsulenti i Tramp erdhi në Shqipëri vetëm ditën e prezantimit, ndërsa prej 1 muaji e gjysëm nuk është dukur më.

Berisha zbuloi se ka udhëzuar drejtuesit e kandidatët e vet, të merren vetëm me programin, e jo me kundërshtarët.

“E keni dëgjuar ju, thote ai zhabat, bretkosat, zhapikët, po pse me ato do merremi ne, se nuk e bën pa qëllim ai atë, por ne do merremi vetëm me programin.”

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *