(FOTO: Europarlamentari Euast Kukan)/

Maqedonia është në një krizë politike, ajo nuk po bën dot qeverinë edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Sipas analizave, dy janë faktorët madhorë që e mbajnë gjallë “moçalin” e krizës. I pari është George Soros, që paguan detashmente destabilizuese në Maqedoni.

Ish- kryeministri Gruevski dhe presidenti aktual i Maqedonisë kanë thënë se ai mund të shpallet “person a non grata”, por sidoqoftë po luan rol negativ akoma

I dyti është Edi Pama, kryeministër i Shqipërisë. Ky i ka hyrë mbajtjes gjallë të krizës në Maqedoni. Kjo i vlen, sepse një krizë në shtetin fqinj e largon vëmendjen nga gjendja e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri.

Shqetësimi për ndërhyrjet e Ramës në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë ka mbërritur në Bruksel. Këtë thotë në një reagim të tij europarlamentari, Eduard Kuka.

“Platforma shqiptare” e partive që përfaqësojnë shqiptarët etnikë në Maqedoni, e sponsorizuar nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është i papranueshëm, ka thënë Kukan për agjencinë MIA.

“Shqipëria ka treguar gjithmonë rezultate të mira në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe kjo është vlerësuar, aktiviteti i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pas zgjedhjeve në Maqedoni është i papranueshëm.

Të ftojë palët shqiptare nga Maqedonia në Tiranë për të diskutuar platformën e tyre dhe ata më pas të kthehen në Maqedoni, është shumë e papranueshme. Kjo nuk është mënyra për ti bërë këto gjëra”, thotë Kukan, i cili përfaqëson Partinë Evropiane Popullore (PPE) në Parlamentin Evropian.

/Veritas.com.al/