(FOTO: 500 postera në sheshet e Francës ku kërkohet që Barack Obama të kadidojë si president i Francës)/

Kundërshtarët e kandidates presidenciale Franceze, Marine Le Pen, të dëshpëruar para një humbjeje të sigurt, kanë nisur një fushatë të koduar “Obama17” ku projektohet ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama që të përballet me Marine Le Pen.

Të ngushtuar dhe të ndjerë keq me zgjedhjen e kandidatëve që garojnë përballë kandidates Euroskeptike dhe anti- Islamizimit, organizatorët e kësaj nisme po shpresojnë që të enë në punë kandidaturën  Barack Obamës si shpresën e fundit.

Një nga organizatorët e fushatës, që zgjodhi të japë vetëm emrin ‘Antoine’, tha për CNN: “Kjo është krejtësisht çmenduri, por kur shikon çfarë ke pas  dhe rrotull, atëherë nis e mendon se mund të bëhet. Kush do me ia di se Obama nuk është Francez. Ai është Barack Obama”.

Fushata deri tani ka vënë rreth 500 postera me draftin se Obama të jetë president i Francës, kanë edhe një website ku është shkruar “Oui on peut!” [Po, ne mundemi] që ishte slogani i Obamës në zgjedhjet amerikane.

/Veritas.com.al/