Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj propozimit të Edi Ramës për statutin e Asociacionit të komunave serbe në veri: nuk pranojmë tekste paralele.
Kreu i qeverisë së Kosovës në një konferencë për shtyp i ka kërkuar Ramës të propozojë një draft të ngjashëm edhe për shqiptarët e Preshevës.
“Unë nuk kam dyshim që kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, ajo c’ka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draft statut për pakicat kombëtare, t’ia prezantojë Presidentit të Serbisë, Vuçiç në takimin e radhës, të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanc”– tha Kurti.
Ndërsa Vucic në një intervistë për mediat vendase tha se Draftin për kijimin e asociacionit duhet ta përgatisw vetëm ekipi menaxhues, kjo pasi sipas tij Rama nuk i ka kompetencat ta bëjë një gjë të tillë.
“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar. Ne jemi të gatshëm për kompromise, thjesht po kërkoj që të largohen kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqjen. Jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të fillojmë formimin e Asociacionit” – u shpreh Vuçiç.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në një konferencë për shtyp më 8 qershor i ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz draftin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.