Fituesi i zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurz, i cili mund të formojë një koalicion me të djathtën ekstreme, shpalli “zero tolerancë” mbi anti-Semitizmin në çfarëdo qeverie të ardhshme- sipas një interviste të publikuar në Izrael ditën e  Martë.

“Beteja kundër anti-Semitizmit dhe politika jonë e ‘zero tolerancë’ kundër tendencës anti-Semitike është shumb e rëndësishme për mua”, i tha Kurz gazetës së djathtë izraelite ‘Israel Hayom’.

“Është i qartë ky ‘pre-condition’ për formimin e çdo koalicioni nën lidershipin tim” i tha gazetës lideri konservator 31 vjeçar, i cili është qartësisht mbështetës i kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Partia e Popullit e Kurz (OeVP) fitoi 31.5 për qind të votave ditën e Dielë. Partneri më i afërt i tij në koalicion duket se është partia populiste ‘e Lirive’ (FPOe), e tretë me 26.0 për qind.

Kur Partia e Lirive FPOe hyri në qeveri në vitin 2000 nën ish-kryetarin e saj Joerg Haider, i cili çmonte Hitlerin si ‘i përpiktë’ në politikat e punësimit dhe lavdëroi veteranët e SS, Izraeli pezulloi marrëdhëniet me Austrinë.

Veritas.com.al/