Njëri prej këtyre tre prokurorëve: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, do jetë drejtuesi i Prokurorisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të tre rivalët shfaqën interesin në KLP që brenda datës 19 dhjetor pritet të zgjedhë kryeprokurorin e SPAK.

Edvin Kondili, siç mësohet nga burimet jo zyrtare tregon vizionin e tij për drejtimin e SPAK, duke i kthyer prokurorët në një skuadër që do hetojë në unitet. Ndërkohë, pretendenti tjetër për kryeprokuror në SPAK , Arben Kraja premton, sipas burimeve, kushte pavarësie për prokurorët që do hetojnë krimin dhe korrupsionin me sekretin se çelësi i suksesit do jetë bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

Altin Dumani, gjithashtu një emër potencial për kryeprokuror në SPAK, ka bashkangjitur veç eksperiencës personale në hetimin e korrupsionit edhe strategjinë e tij që fokusohet tek hetimet proaktive.

Por deri më tani lista e prokuroreve të SPAK përbëhet nga tetë emra prokurorësh, nga 15 që duhet të jenë. Megjithatë, së bashku me Anita Jellen, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK gjatë kësaj të marte numri i prokurorëve të SPAK shkon në nëntë, në rast se vendimi për prokuroren nuk apelohet.

Ndryshe nga ritmet e muajve të mëparshëm te KPK, me shpejtësi para vettingut ka dale edhe Anton Martini i cili synon te jetë në ekipin e prokurorëve të posaçëm, qe do hetojnë korrupsionin. Ai ju nënshtrua te tre komponentëve.

Në brendësi të kësaj panorame, duket se organet e vettingut i janë rikthyer ritmit për te kontrolluar sa me shpejt njerëzit që do jene ne SPAK dhe GJKKO, siç ndodhi edhe me gjyqtarin Klodian Kurushi, i cili ka dhënë pëlqimin për te qenë gjyqtar i posaçëm.

Pritet qe mëse 600 procedime penale të Prokurorisë se Krimeve të Rënda të kalojnë për kompetencë në prokuroritë e zakonshme, dhe gati 160 dosje te tjera do ti besohen SPAK.

VERITAS.COM.AL/