50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreu të degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpertheu në momentin që Benard Ndreca i dha makinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku Benard Ndrecës i bënë një atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona ndërkohë ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv.Ndërkohë grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të rënë në gjurmët e 2 autorëve në momentin që montuan lëndën plasëse.

Sidoqoftë, shanset janë të pakta për shkak të shpërthimit. Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës. Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë. Benard Ndreca në një prenoncim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet policia dhe të lënë qytetarët të lirë të votojnë.

Mëngjesin e djeshëm kreu i Rithemelimit për Vaun e Dejës, Benard Ndreca i ka shpëtuar një atentati me tritol i cili ishte montuar në mjetin e tij tip ‘Audi’. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit, në minutat e para kur Ngreca i dha makinës. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por duke qenë se lënda plasëse në momentin e shpërthimit kishte rënë në tokë dhe nuk shpërtheu nga vendi ku ishte montuar, Ndreca ja doli të shpëtojë pa dëme.