Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, shprehet se vendi ynë ka shënuar shumë arritje, ashtu si Maqedonia e Veriut, në plotësimin e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

E di që shumë nga ju janë të zhgënjyer nga BE, nga ta që kanë ndodhur në të shkuarën. Por, ne mund të themi se Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje, ashtu si Maqedonia e Veriut. BE duhet të mbajë premtimet e veta. Kushtet janë përmbushur, duhet të mbajmë fjalën. Unë jam i gëzuar të shoh që edhe këtu ka progres subsatncial, është arritur shumë ç’ka dhe kjo duhet të gjejë vlerësim. Presim që KE të marrë një vendim pozitiv”, shprehet Roth, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama.

Por, thekson se vendimi për hapjen e negociatave duhet të jetë unanim, dhe këtë fakt nuk e ndryshon dot askush. “Por, nuk mund të ndryshoj traktatet, që parashikojnë unanimitetin, nuk mund të ankohem. Në fund, të gjitha shtetet duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”.

Zhvillimet që ka arritur vendi ynë, si “lufta e vendosur kundër korrupsionit, liria e medias, nuk janë dhuratë që Shqipëria i bën BE-së, por janë reforma në shërbim të vendit. Sigurisht që ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit në BE”, shpjegon Roth.

Megjithatë, shton se“ka ende shumë për të bërë, shteti ligjor, një sistem drejtësie funksional”.

Ministri Roth vlerëson menaxhimin e pandemisë së Covid 19 në Shqipëri dhe thekson se “duhet të mbështesim njëri-tjetrin”. “Nuk na ndihmojnë masat e izolimit, duhet të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin. Strategjia e përbashkët është që suporti të jetë reciprok. Premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtetet. Nëse Shqipëria është e suksesshme, atëherë ky është dhe suksesi ynë, është e rëndësishme të eleminojnë paragjykimet. Takimet janë historike”, shton Roth.

Në fjalimin e tij, për median, ministri gjerman nuk harroi të falenderojë Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit: “Shpreh urimet për kryeministrin, që me partinë e tij arriti një rezultat shumë të mirë. Kemi nevojë për politikanë të guximshëm, që janë të gatshëm të ndërtojnë ura”.

VERITAS.COM.AL