Nga L. Skiro/

Prokurori i Përgjithshëm deklaroi publikisht se ndryshimet kushtetuese (rreth 20 për qind e Kushtetutës ka ndryshuar) e nxjerrin Prokurorinë jashtë funksionimit të saj. Praktikisht, tashmë Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë të drejtë që të transferojë, të stimulojë, të ul ose ngrejë në përgjegjësi, prokurorët. Krahas kësaj, Prokurorit të Përgjithshëm i është hequr e drejta që të hetojë mbi veprimtarinë e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Para pak javësh, vetë Presidenti i republikës, Nishani, deklaroi se Kushtetuta e re e bën të pazbatueshme Reformën e re në Drejtësi, për të cilën u bë një luftë e tërë. Që atë ditë, kur konstatimi i Presidentit u njoh si i drejtë, me këtë çështje po merret Komisioni i Venecias dhe ekspertë të vendit.

Çfarë do të bëhet?

Ka tre alternativa, secila më bllokuese se tjetra

E para është që të mblidhet përsëri Kuvendi i Shqipërisë dhe të anulojë vendimin e vet për Reformën në Drejtësi, duke shtuar një klauzolë se “Reforma do të fillojë të praktikohet në një moment tjetër kur të jetë gati”. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur ndonjë herë dhe s’ka se si ndodh. Në atë moment Kuvendi kthehet në një organizëm “stinor” e të atakueshëm për arsye naive. Aq më tepër që vetë krerët e Kuvenit dhe anëtarët e tij nuk janë në gjendje ta bëjnë, sepse Reforma ka vulë ndërkombëtare.

Alternativa e dytë,

Të pritet për një afat të paktën tetë muaj derisa të plotësohen ligjet që e lejojnë Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm apo policin që të zbatojnë ligjin e ri. Afati “tetë muaj” është përmendur nga vetë kryesuesit e komisionit të Reformës, por nuk mund të thuash se është i saktë. Por a mund të pranohet kjo alternativë? A mund të ekzistojë një shtet, apo akuza e një shteti në qoftë se pushon jetën për tetë muaj?

Alternativa e tretë,

Të bëjnë sikur nuuk ka ndodhur gjë, dmth., sikur nuk ka ndodhur Reforma në Drejtësi dhe të rinisin të punojnë sipas Kushtetutës së vjetër “pa reformë”. Po ku është parë kjo? Pastaj edhe kjo kërkon një miratim Parlamentar apo mbi- parlamentar. Çfarë po them kështu, cila është “mbi- parlamentare”? Në një Republikë Parlamentare nuk ka një gjë tjetër mbi kokën e Parlamentit. Por sikur të kërkohet kjo, dhe nuk është ndonjë çudi e madhe, atëherë do të binte shteti modern, republika Parlamentare, për gjithmonë.

Po duket sikur jemi në vitet e pas- Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët i bënin operacionet me sharrë druri dhe pa narkozë. Edhe shtetin ashtu nisën ta ndërtojnë, boll të mos kishte elementë shtetërorë perëndimorë.

Domethënë të përsërisim sloganin kryesor të fillesave të hershme: “Nëse s’keni armë, gjeni…”

 

.