Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme për të vijuar seancën për diskutimet e projektbuxhetit5 2022-n dhe paketën e re fiskale, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Një numër i madh deputetësh është regjistruar për të marrë fjalën.
Seanca ka pasur tensione kur është folur për Kodin e Sjelljes. Teksa e ka quajtur kodin e sjelljes si më pak të vlefshëm se letra e banjos Basha tha se në sallën e Kuvendit sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-, Taulant Balla, ka deklaruar se është e pafalshme që deputetët e opozitës nuk respektojnë etikën në Kuvend.
Gjatë diskutimit për buxhetin deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj tha sot 2 vite nga ngritja dhe funksionimi i SPAK, është e papranueshme të flitet për mungesë zyrash. Megjithatë Xhafaj, vlerësoj rritjen e ndjeshme të buxhetit për institucionet e drejtësisë.
I ashpër në fjalën e tij ishte edhe deputeti tjetër socialist Erion Braçe, i cili tha se me këtë buxhet dhe paketë fiskale dëmtohen interesat e fermerëve por jo të ndërtuesve.