Me debat vijon edhe sot seanca në Kuvend, ku po diskutohet për rishikimin e buxhetit. Debati ka nisur mes ministres së Financave, Delina Ibrahimnajt, deputetes Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.
Tabaku tha se inflacioni ka goditur familjet shqiptare. Ajo e quajti inflacioni socialist që ka goditur shtresat e mesme, me rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.
Përgjigja i erdhi nga ministrja e cila tha se opozita e vulës ka ardhur në Kuvend dhe shpik terma të rinj si ‘inflacioni socialist’, ndërsa tha se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës së Putin.
REPLIKAT
Ibrahimaj: Ju jeni zi dhe vetëm zi shihni
Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë ty, e kujt është shtëpia që jeton ti? Trego
Tabaku: Të të vijë trup që më thua mua opozita e vulës, ti që erdhe nga rruga e na u bërë ministre, të të vijë turp.
Po ta them dhe një herë, askush nuk ka paaftësinë tënde dhe askush nuk e ka korrupsionin tënd.
Askush nuk e ka arrogancën tënde dhe askush nuk e ka korrupsionin tënd.
Ibrahimaj: Hajde shihe ku e kam shtëpinë
Bardhi: E kujt është shtëpia që jeton zotërote
Bardhi-Ibrahimajt: Shërbëtore e oligarkëve.
Tabaku-Ibrahimajt: Dëgjo dëgjo këtu se mëson.