‘O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do’, me këto thirrje ka nisur Kuvendi i Sali Berishës, që duket më shumë si një miting.

Në stadiumin Air Albania, delegatët u dentifikuan njëri pas tjetrit. Vihet re se asnjë prej tyre nuk mban maskë dhe po ashtu nuk respektohet as distancimi social. Ndërsa për gazetarët e mediave të shumta që po ndjekin eventin, është e vështirë të kupttojnë deri në këto momente se sa jënë simpatizantë dhe sa delegatë, duke qenë se identifikimi bëhet vetëm nga organizatorët.

Delegatët kanë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit ‘Air Albania’ do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që duan t’i bashkangjiten punimeve të Kuvendit.

Nga grupi organizator i Kuvendit është njoftuar se mediat nuk do të jetë të pranishme brenda në stadium për të filmuar. Kjo do ta bëjë edhe më të pamundur ndarjen e numrit të delegatëve apo militantëve.