Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, besnikët e Lulzim Bashës konfirmuar besnikërinë e tyre edhe në fjalimet e mbajtura ditën ne sotme, ku njësoj si kryetari, edhe ato ishin të mendimit që zgjedhjet e 25 prillit u vodhën. Mirëpo, mes falenderimeve dhe lëvdatave për kryetarin, nuk munguan edhe zërat kritik, ndonëse më pak në numër se “besnikët”.
Zëri më kritik ishte deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku i cili theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë, pasi në të kundërtën rrezikon që të mbetet në opozitë edhe për 4 vitet e ardhshme, e ndërsa nuk i ka kursyer kritikat as për analizën e humbjes dhe as për propozimet e Bashës, të miratuara sot, për statutin. Sa i përket analizës së humbjes, Marku tha se ajo është hartuar nga një nga përgjegjësit kryesor të humbjes, siç është Gazment Bardhi, e ndërsa s ai përket ndryshimeve në statut të propozuara nga Basha, deputeti tha se “janë propozime që në thelb s’kanë kurrfarë relevante për gjendjen ku ndodhemi”.
Kritik ka qenë edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj i cili tha se ka pasur kandidatë që kanë bërë fushatë individuale, për shkak të ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor, ku u fut vota preferenciale. Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, njëjtë edhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, por refuzoi të merrte fjalën. Edhe Tomor Alizoti tha se “fjalimet e gjata që po mbanin kolegëve të tij i ngjajnë ato të partive të punës” e që sipas tij nuk mund të sjellin ndryshimin.