Në seancën parlamentare që po zhvillohet edhe në këto momente, kryeministri Edi Rama, qënë nisje të diskutimit të projekt-vendimit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, theksoi se Partia Demokratike ka “zero lidership”.

“Rezultati i zgjedhjeve ishte i thellë dhe kuptimplotë për këdo që ka dëshirë ta lexojë me objektivitet. Partia Socialiste mori më shumë vota se 4 vite më parë, ndërsa Partia Demokratike më pak vota se 4 vite më parë. Asnjë vizion, asnjë program, asnjë ide dhe asnjë tingull i ri në këngën tuaj të vjetër “shaj e shaj se diçka do të mbetet”.

Them me shumë keqardhje edhe se keni Zero lidership. Keni humbur çelësin e suksesit, që është përgjegjësia”, tha Rama në fjalën e tij.

Kreu i qeverisë shtoi se opozita ankohet se i mungon liria e fjalës për arsye se është e paaftë që ta përdorë lirinë e saj.

“Jeni bërë shëmbëlltyra e shprehjes së famshme “kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj”. Sa më të paaftë janë politikanët, aq më shumë çirren se u mungon liria. Jeni kthyer me krisma verbale në çadrën e vjetër të konfliktit”, theksoi Rama.

Ndërsa kryetari i PD, Basha, u përgjigj menjëherë:

“Po rri këtu duke fshehur lepurin në bark nga ai që i thotë vetes Kryeministër. Qeshni ju deputetët nga zori. Për çfarë qeshni ju? Për ata që u vranë në Lushnje? Për çfarë qeshni si kukull?

Se nuk ju ka lënë shteg ky këtu, sepse ai është mish me ta. I kemi pasur këtu ata dhe i kemi akoma këtu, e dinë shqiptarët: për të dënuarit për drogë, për vrasje, që Edi Rama i solli në këtë sallë, për të dënuarin për prostitucion që Rama e bëri kryetar bashkie.

E harruat Griseldën? Se disa të rinj pyetën cila ishte Griselda? Një vajzë e re që futi jastëkun

E dini ju se nuk keni parti në Lezhë?

Qani hallin e PD. A e dini se në degë të Shqipërisë, partinë tuaj e sundon krimi, kriminelët?! Si këta këtu, në zyrat tuaja, kur merr pistoletat në mbledhjen e kryesisë së partisë suaj, doemos dhe në degë”- tha Basha.

Veritas.com.al/