Miratohet ne Seancen e dites te Kuvendit,  Kodi Zgjedhor. Maxhoranca ka siguruar 93 vota pro Kodit të Ri.

Ndërkohë që ka akoma deputetë për të votuar dhe vota për të numëruar.

Për t’u miratuar duheshin vetëm 84 vota.

Procesi i votimi është kryer me fletë, proces i nisur që në fillim të seancës, vijon ende ku deputetë hedhin votën e tyre në kutitë e votimit.

Votimi bëhet me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkak të pandemisë dhe nuk i kanë karta e tyre të votimit elektronik.

Kujtojmë që seanca e sotme ka patur tensione dhe debate të shumta, ku nuk munguan as kërcënimet e Ilir Metës nga Presidenca.

VERITAS.COM.AL