Personi në foto është që qëlloi për vdekje Devi Kasmin para 3 ditësh në një atentat. Policia e Shtetit ka zbardhur sot rasjen e shtetasit Devi (Defrim) Kasmi, i cili u qëlluar të hënën në mbrëmje, pak pasi kishte dalë nga banesa.
Sipas policisë, ekzekutor i 41-vjeçarit është një shtetas grek nga Arta, i quajtur Efthymiou Efthymious 41 vjeç, ish-agjent special i Policisë Greke në periudhën 1992-2012.
“Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, kohë në të cilën ai është përjashtuar nga kjo strukturë, për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike”, – deklaroi Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës.
Veritas.com.al/