Holanda renditet ndër vendet që i japin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Qeveria holandeze është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat dhe i ka kërkuar BE-së të zhvillojë konferencës së parë ndërqeveritare.
“Shqipëria ka bërë progres. Holanda është PRO negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian”, thuhet në raport. Po ashtu duhet të përfundojë Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.
VERITAS.COM.AL