Nga salla e Pallatit të Kongreseve ku po zhvillon punimet Kongresi Kombëtar i Partisë Demokratike, njoftohet se shtatë anëtarë të Këshillit Kombëtar, të propozuar edhe si anëtarë të Këshillit të ri Kombëtar, janë tërhequr nga gara. Këta vazhduan dorëheqjen pasi Edith harxhi, anëtare e Këshillit dhe studente e Dhjetorit 90 shpalli mospjesëmarrje në garë.

Ata janë: Ervin Kulluri, Valbona Mezini, Fabjan Topalli, Igli Cara, Gent Minarolli dhe Erla Mëhilli.

Kongresi sapo ka hyrë në procesin e votimit, por pa shtatë kandidatura nga anëtarësia e Këshillit.

Veritas.com.al/