Zjarri që ka rënë sot në kurorën pyjore të fshatit Manati në Lezhë, është bërë më kërcënues në orët e vona.
Tani zjarri po iu afrohet banesave të fshatit që ndodhen më afër pyllit.
Era ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe gjatë natës mund të paraqiten rreziqe të mëdha- raporton Tv Klan.
Raportohet se dy makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje; por njëkohësisht hidhet dyshimi se këto nuk mjaftojnë.
Veritas.com.al/