Akoma nuk ka njoftime të detajuara mbi ngjarjen; policia që sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes nuk ka lëshuar akoma komunikatë. Por mësohet se aksidenti automobilistik ka shkaktuar vdekjen e dy personave. Makina e aksidentit ndodhet akoma në fushë ku ka përfunduar pas ‘fluturimit’ që nga rruga automobilistike
Ngjarja ndodhi në orët e fundit.
Priten detaje mbi aksidentin pas hetimit policor.
UPDATED:
Mësohet se dy viktimat janë Islam Malja dhe Lindita Mjekrra.
Sipas vëzhgimeve të kryera menjëherë pas aksidentit, rezulton se drejtuesit të mjetit i ka rënë të fikët gjatë momentit kur ngiste makinën. Makina ka humbur drejtimin, natyrisht, si mjet pa drejtues.
Veritas.com.al/