BE ka dështuar sot ne gjetjen e një konsensusi për të votuar pas dy ditësh hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Lajmin e bën të ditur media austriake “Salsburger Nachrichten” e cila duke cituar ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias, vendos 25 vende pro hapjes së negociatave dhe 3 kundër.

Në një dalje për mediat ne përfundim te takimit te ministrave te Jashtëm te BE-se, Kotzias tha se Danimarka, Holanda dhe Franca, kanë ende rezerva.

“Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin, procesin evropian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Evropën Juglindore. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE. E di që disa vende frikësohen nga populizmi , po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas. Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Evropën”, tha Kotzias para gazetarëve.

I pyetur nëse dy shtetet, Maqedonia dhe Shqipëria të mos çelin njëkohësisht këtë proces, Kotzias tha se nuk është pozitive për fuqinë e rajonit.

Veritas.com.al/