15, Shkurt 2020,

Nga John Irish and Robin Emmott

MYNIH (Reuters) – Presidenti francez Emmanuel Macron tha të Shtunën se ai do të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse ekzekutivi i bllokut i jep atyre një vlerësim pozitiv muajin tjetër.

Komentet e Macron në Konferencën e Sigurisë në Mynih duket se do t’i japin fund ngrirjes së tij të përparimit të dy vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e liderëve të tjerë evropianë se Franca ende e mbështet zgjerimin e bllokut me anëtarët e rinj.

“Ne jemi në pritje të raportit (te Komisionit Evropian) në mars … në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat,” i tha Macron konferencës.

Macron kishte refuzuar të aprovonte fillimin e të ashtuquajturave negociata të pranimit në një samit në tetor, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte. Një ministër francez e quajti procesin e pranimit një “soap opera pa fund”.

Të shqetësuar nga ndikimi Kinez dhe Rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në bllok – Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut – Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që Macron ishte gabim që i bllokoi ato.

Këtë muaj, Komisioni sugjeroi reforma në procesin e pranimit përgjatë linjave të një propozimi francez të bërë në nëntor, duke u dhënë qeverive të BE më shumë zë dhe duke e bërë më të lehtë ndalimin ose rivendosjen e negociatave dhe ngrirjen e fondeve.

Pasazhi i Macron hedh bazën e pëlqimit për 27 qeveritë e  BE-së përpara një samiti BE-Ballkan në Zagreb në maj. Danimarka dhe Hollanda, të cilët mbështetën pozicionin e Macron vitin e kaluar, pritet të heqin rezistencën e tyre, thanë diplomatët e BE për Reuters.

Franca dhe aleatët e saj janë të shqetesuar rreth aftësisë së BE-së për të sjellë një rajon të plagosur nga luftërat etnike në vitet 1990 dhe që lufton me krimin dhe korrupsionin,në ankth për të mos përsëritur atë që ata besojnë se ishte aderimi i nxituar i Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007. Bisedimet e anëtarësimit, një herë të hapen, do të marrin vite.

Macron paralajmëroi gjithashtu se i ashtuquajturi zgjerimi i BE-së nuk ishte një zgjidhje për vështirësitë e bllokut për të folur me një zë dhe se më shumë anëtarë gjithashtu nënkuptonin nevojën për një buxhet më të madh të BE, diçka që anëtarët e BE-së veriore e hedhin poshtë.

“Nuk funksionon për 27 (anëtarët e BE), kështu që a mendoni se do të funksionojë nëse jemi 32 ose 33? Ne nuk jemi koherent,” tha Macron.

“Strategjia e nënkuptuar është se mendojmë për Evropën si një treg i madh … por jo si një fuqi politike me preferenca kolektive dhe një minimum konvergjence.”

VERITAS.COM.AL/