Adriatik Lalla për ‘Wall Street Jornual’.

Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas një keqinformimi të dhënë nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit”, tha ai.

Gjithashtu ish-Kryeprokurori është shprehur se kurrë nuk është vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, citohet të ketë thënë Llalla.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi ish-prokurorit të Përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, hyrjen në SHBA  duke pretenduar se ishte i përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Adriatik Llalla, gruaja e tij dhe dy fëmijëve, iu bllokua të hyjnë në SHBA sipas një ligji të vitit 2017 që autorizon Departamentin e Shtetit të vendosë ndalime për viza ndaj zyrtarëve qeveritarë që janë gjetur të jenë “të përfshirë në korrupsion të dukshëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Ligji autorizon ndalimin e anëtarëve të familjes së këtyre zyrtarëve.  Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë nga dhjetori 2012 deri në dhjetor 2017, thuhet në artikullin e botuar në median amerikane.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha të premten se Departamenti “ka informacion të besueshëm se z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të dukshëm gjatë qëndrimit të tij” në detyrë, por ajo refuzoi komente të mëtejshme.

Veritas.com.al/