Nga: Beata Stur/ Neweurope/

Me qëllim që të ndalojë emigracionin parregullt, Letonia ka ndërtuar fazën e parë të murit prej 23 kilometra që e ndan nga Rusia. Letonia është anëatre e BE dhe NATO.

Sipas një raporti nga “Baltic times”, seskioni i parë i murit është ndërtuar në territorin e Letonisë lindore, që mbrohet nga Garda Shtetërore e Kufijve, me degën e saj në Ludza.

Në vitet e ardhshme, disa seksione të murit me 2.7 metra lartësi, rrethuar me tel me gjemba, do të ndërtohet në kufi me Rusinë, në një gjatësi totale 92 kilometra. Gjithë gjatësia prej 193 kilometra, nga 276 kilometra kufi gjithsej mes Letonisë e Rusisë, do të mbrohet nga muri në të ardhmen. Pjesa tjetër e gjatësisë së kufirit ka mbrojtje natyrale, siç janë liqenet ku kalon kufiri mes përmes.

Kosto e përgjithshme e ruajtjes së kufirit të Letonisë, arrin në shifrën 17 milionë euro. Puna për murin do të përfundojë në vitin 2019, sipas “The Baltic Times’.

/Veritas.com.al/