E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor”, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Moses nëvizoi se “Shqipëria po punon shumë për reformën e drejtësisë, drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për të mirën e përbashkët. Shqipëria ka respektuar premtimin në samitin e Uellsit”.
Por Moses ishte shumë e qartë kur deklaroi se: “Ka vende që kërkojnë rrugë më të lehta përpara, si Kina, Irani dhe Rusia, ato duan ta përdorin Ballkanin perëndimor si mjet për qëllim, s’ka gjë idealiste në qëllimet e tyre, duan t’ju përdorin e pastaj të flakin. Kina për shembull, ka vënë në zbatim ekonominë debitore, Kremlini kërkon kaos, Irani ka shfrytëzuar burimet e tij diplomatike në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët e vet.
Por Shqipëria i ka treguar Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ia ka dalë mbanë ndaj makinacioneve ruse”.
Ndërsa shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë, Leyla Moses Ones tha se Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.
“Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar.
Drejtuesit kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët.
Aleanca po evoluon gjithashtu. Shqipëria ka përmbushur angazhimin e saj, kontribuon më shumë trupa për frymë se pothuaj të gjitha vendet e tjera evropiane. Shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët. Ezistojnë vende të tjera që kërkojnë rrugë më të lehta përpara. Ata kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen, me oligarkitë e korruptuara.
Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë për shitje, ka refuzuar makinacionet ruse dhe ka treguar që nuk do tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur të mbajë qëndrime parimore. Vitin tjetër do të udhëheqë kryesimin e OSBE, një organizatë që gjithashtu mban qëndrime parimore, do vijojmë mbështetjen tonë besnike ndaj Shqipërisë teksa përdor vlerat frymëzuese. SHBA mirëpret prioritetet e përcaktuara nga Shqipëria, përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presim të punojmë me Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE në vitin 2020.” tha ajo.
VERITAS.COM.AL/