Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka folur në telefon me zotin Putin dhe ka ofruar “mbështetje të plotë” për të sjellë përgjegjësit e krimit para Drejtësisë.

“Të dy, presidenti Trump dhe presidenti Putin ranë dakord që terrorizmi, në mënyrë vendimtare dhe të shpejtë, të eliminohet”- tha në një deklaratë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e përshkroi shpërthimin si “akt barbar”, dhe shefja e politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini tha se vëmendja e Europës është te populli i Rusisë.

/Veritas.com.al/